` . "Për disa muaj krijuam një aleat të ri në Ballkan" - TV-SHENJA

“Për disa muaj krijuam një aleat të ri në Ballkan”

Mendoj se as optimistët më të mëdhenj nuk kanë pritur se për një kohë aq të shkur të kemi aq rezultate pozitive nga Marrëveshja e Prespës. Këtë e ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos në një intervistë për gazetën greke “Nea Selida”.

Dimitris Xanakopulos, zëdhënës i qeverisë greke

“Siç kalon koha, siç do të përforcohen lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit, siç në praktik do të dëshmohet përfitimi i përbashkët për të dy popujt, ashtu do të shuhen zërat ekstreme dhe zërat për ndarje në të dy vendet”

Ai ka shtuar se Greqia për disa muaj ka arritur të krijoj një aleat të ri në Ballkanin, por edhe të kthej një pjesë të çmuar të kapitalit të saj diplomatik për çështjet e vërteta diplomatike në rajonin.

Dimitris Xanakopulos, zëdhënës i qeverisë greke

“Pas humbjes së madhe të naciolanlizmit dhe kuazi-patriotizmit në të dy anët e kufirit, Greqia e mbindërtoi reputacionin e saj në tërë Evropën dhe ka krijuar terren adekuat për investime të mëdha greke në Maqedoninë e Veriut”

Për suksesin e Marrëveshjes së Prespës, ka folur edhe komisari i BE-së për zgjerim Johanes Hahn, i cili në një intervistë për Uashington Post, ka thënë se shpreson që kjo marrëveshje të jetë shembull edhe për zgjidhjen e një konflikti tjetër në Ballkan, ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Enis Murtezi /SHENJA/