` . Për degradimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore analistët fajësojnë BDI-në – TV-SHENJA

Për degradimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore analistët fajësojnë BDI-në

Diskriminimi dhe degradimi i të punësuarve shqiptarë në Entin Shtetëror të Statistikave është paaftësi dhe pamundësi e partisë në pushtet BDI për të mbrojtur dhe avancuar të punësuarit në këtë institucion, deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani. Ai tha se roli I BDI-së në Qeveri vazhdon të mbetet inferior dhe kjo gjë sipas tij, e bën akoma më të paqartë se përse funksionarët e BDI-së pranojnë një pozicion të tillë, pavarësisht vërejtjeve të pandërprera të qytetarëve se nuk munden të durojnë në këtë mënyrë, raporton SHENJA.

“Është e drejtë se pjesëmarrja e BDI-së në Qeveri, nuk ka karakteristikë të një partneriteti, por është një pjesëmarrje e cila në disa segmente të korrupsionit të kriminalitetit, ka afërsi dhe mirëkuptim midis dy partnerëve, mirëpo gjithçka që shkon në interes të shqiptarëve, të qytetarëve, të punësuarve në institucione është degraduese”, tha analisti politik Ismet Ramadani.

Sipas analistit politik Xhelal Neziri, të gjitha këto probleme ndodhin për shkak se punësimi dhe avancimi në Maqedoni, akoma bëhen në bazë të çelësit etnik dhe jo të kualiteteve. Ai shtoi se nëse një gjë e tillë vazhdon edhe më tutje, Maqedonia do të ketë një administratë jofunksionale, institucione jofunksionale dhe në fund edhe një shtet jofunksional.

 “Ajo që duhet të sigurohet në në administratën në përgjithësi, në veçanti në entin e statistikës është që të zgjidhen njerëzit dhe të avancohen njerëzit të cilët paguhen nga taksat tona e që janë më kualitativ, më profesionist dhe të bëhen shërbime më të mira ndaj qytetarëve. Mendoj se BDI, e ka vendos një praktik të gabuar të funksionimit të administratës, pra BDI është përgjegjëse për të gjithë punësimin e administratës që nga viti 2002 e deri më tani, pra mungesa e kualitetit tek disa administrator, diskriminimi që un bëhet administratorëve kualitativ dhe profesionist që janë të punësuar në këtë periudhë, për të gjitha këto ka përgjegjësi BDI-ja”, deklaro për TV SHENJA, analisti politik Xhelal Neziri.

Analistët vlerësojnë se të tilla diskriminime bëhen edhe nëpër disa ministri, ku sipas tyre, ministrat maqedonas nuk lejojnë që shqiptarët të kenë pozicione të avancuara nëpër institucione. Kujtojmë se dje, për televizionin Shenja, Bekim Berisha i punësuar në ESHS, paraqiti edhe një rast tjetër ku shqiptarët largohen nga ky institucion për shkak të diskriminimin, pas çka arrin në 20 numri i personave që kanë lënë punën në këtë institucion, duke mos mundur që të përballen me diskriminimet dhe degradimet që u bëhen atyre.

Ajnur Bafqari /SHENJA/


Për degradimin e shqiptarëve në institucionet… by tvshenjaofficial