` . Për 9 muaj në Shqipëri hynë mbi 5.4 milionë turistë të huaj - TV-SHENJA

Për 9 muaj në Shqipëri hynë mbi 5.4 milionë turistë të huaj

Mbi 5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të vitit 2019, ose 7,9% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, 4.461.255 shtetas shqiptarë dolën nga territori i vendit tonë në këtë periudhë. /ATSH/