` . Pentagoni: Më shumë se 50 për qind e Rakas është çliruar - TV-SHENJA

Pentagoni: Më shumë se 50 për qind e Rakas është çliruar

Më shumë se gjysma e kryeqytetit të vetëshpallur të organizatës terroriste DEASH, Raka, në Siri është pastruar dhe grupi terrorist ka humbur shumicën e burimeve të tij të të ardhurave, tha Pentagoni të enjten, transmeton AA.

“Forcat Demokratike Siriane (FDS) kanë pastruar më shumë se 50 për qind të qytetit”, tha zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, koloneli i ushtrisë amerikane Ryan Dillon, në një konferencë shtypi të enjten , Duke iu referuar “Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë”, një emër tjetër për DEASH-in.

SHBA mbështet PYD-në, e konsideruar nga Turqia si degë siriane e organizatës terroriste të PKK, e cila me disa grupe të tjera veprojnë nën ombrellën e FDS-së, duke shkaktuar shqetësime në Ankara.

SHBA e konsideron FDS-në si një “partner të besueshëm” në luftën e saj kundër DEASH-it dhe vazhdon ta furnizojë me armë dhe pajisje, edhe përkundër kundërshtimeve të forta nga Turqia.

Dillon gjithashtu theksoi se do të jetë një luftë e vështirë për të çrrënjosur DEASH-in nga Tal Afar, një nga fortesat e tyre të fundit në Irak, duke vënë në dukje se ka rreth 2.000 luftëtarë të DEASH-it në qytet dhe rreth tij.

Ai tha se DEASH është përballur me presion të madh pas humbjes së Mosulit dhe shumicës së burimeve të saj të të ardhurave. “Koalicioni ka goditur rreth 30 banka dhe qendra financiare të DEASH-it gjatë tri viteve të fundit, duke shkatërruar dhjetëra miliona dollarë”, tha Dillon.

“Qeveria irakiane ka hequr më shumë se 90 degë bankare brenda territorit të DEASH-it nga sistemet financiare globale”, shtoi ai.

Duke iu referuar një sulmi ndaj trupave amerikane në Manbixh, një qytet në Sirinë veriore, Dillon tha se forcat amerikane janë sulmuar me armë të lehta dhe sulmi nuk ka rezultuar në “asnjë dëmtim të pajisjeve apo viktima në anën tonë”.

“Ne nuk e dimë kush është prapa këtyre sulmeve, forcat tona janë të vendosura qartë dhe ne kemi funksionuar në atë zonë për disa kohë”, tha ai.

Ai shtoi se trupat e koalicionit nuk janë kundërpërgjigjur me zjarr. “Megjithatë, ne posedojmë të drejtën për të mbrojtur veten”, shtoi Dillon.

Ai gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të këshillojnë partnerët e tyre dhe t’i sigurojnë ato në rajon.

Postime të Ngjajshme