` . Pens: SHBA-ja dhe BE-ja do të punojnë në realizimin e ambicieve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor - TV-SHENJA

Pens: SHBA-ja dhe BE-ja do të punojnë në realizimin e ambicieve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor

SHBA-ja dëshiron të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian në realizimin e ambicieve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi mbrëmë nënkryetari amerikan, Majkëll Pens në një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini.Siç kumtoi Shtëpia e Bardhë, në bisedë Pens ka theksuar edhe se SHBA-ja planifikon që të gjitha aktivitetet e mëtejme të saj rreth Koresë së Veriut t’i zbatojë në koordinim me BE-në.
“SHBA-ja dëshiron që të gjitha hapat e ardhshme t’i koordinojë me aleatët dhe partnerët”, potencoi Pens.

Postime të Ngjajshme