` . Pendarovski: SHBA-ja do ta ratifikojë protokollin - TV-SHENJA

Pendarovski: SHBA-ja do ta ratifikojë protokollin

Presidenti Pendarovski ka thënë se në SHBA ka filluar procedura për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin në NATO. “Premtimet nga ajo anë janë se para se të shpërbëhet Kongresi në gusht, do të bëhet ratifikimi, që do të thotë se se ka temp të shkëlqyer për samitin e 4 dhjetorit në Londër, ku pritet të bëhemi anëtarë me të drejta të plota”, theksoi sot president i shtetit Stevo Pendarovski, pas përfundimit të trajnimit “Goditja vendimtare”, në poligonin ushtarak “Krivollak”.

“Jam krenar që ushtarët tonë pasi kanë dëshirë të përparojnë dhe mësojnë. E di se do t’i përmbushim të gjitha pritjet tona që të kemi ushtri krenare dhe me dinjitet, e cila krahpërkrahë me aleatët tonë do të kujdeset për paqen në botë dhe do të vazhdojë të garantojë stabilitet”, tha Pendarovski.

Në këtë trajnim që organizohet nga Maqedonia e Veriut, marrin pjesë 2700 ushtarë nga gjashtë kontigjente kombëtare. Numri më i madh i ushtarëve janë nga SHBA-ja. /SHENJA/