` . Pendarovski: Qytetarët tanë nuk kërkojnë datë të pameriuar për negociata - TV-SHENJA

Pendarovski: Qytetarët tanë nuk kërkojnë datë të pameriuar për negociata

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë në Bruksel se këtë qershor, Bashkimi Evropian ka mundësi historike për të dëshmuar lidership dhe vizion për gjithë rajonin. “Këtë do ta bëjë me atë do t’i japë datë për negociata Maqedonisë së Veriut. Qytetarët tanë nuk kërkojnë datë të pameriuar për negociata, por shancë të merituar për të ndërtuar shtet evropian me shoqëri të drejtë, humane dhe përparimtare”, ka thënë Pendarovski. /SHENJA/