` . Pendarovski nënshkruan 21 ligjet që i kishte bllokuar Ivanovi - TV-SHENJA

Pendarovski nënshkruan 21 ligjet që i kishte bllokuar Ivanovi

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nënshkroi 21 ligjet të cilat i kishte bllokuar paraardhësi i tij Gjorge Ivanov. Kabineti i Pendarovskit njoftoi se janë nënshkruar ligjet për Agjencinë Teknike Operative, për Regjistrin Qendror, për mbështetje financiare të investimeve, për sport dhe praktikë.  Presidenti Pendarovski në kumtesën e presidencës ka theksuar se zbatimi i këtyre ligjeve mbi të cilat dha nënshkrimin, janë interes jetësor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski ka nënshkruar edhe disa ligje të tjera si Ligji për Komunikime Elektronike, Ligji për shitje dhe dhënie me qira të objekteve afariste të shtetit. U nënshkrua edhe ligji për siguri në komunikacion. Ligji për qasje deri tek informatat me karrakter publik. U nënshkrua edhe Ligji për Kodin Zgjedhor. Për shërbime. Për ratifikim të Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi me të cilin rregullohen çështjet e ndërsjella pronësore, për zbatimin e sanksioneve, për shpërblimet shtetërore e të tjerë. Ditë më parë presidenti nënshkroi edhe katër ligje të tjera që i mbante peng ish-presidenti. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/