` . Pendarov në ‘Studio e hapur’: Maqedonia nuk është shtet normal – TV-SHENJA

Pendarov në ‘Studio e hapur’: Maqedonia nuk është shtet normal

As mua nuk më pëlqen marrëveshja me Greqinë por marrëveshje më të mirë nuk do mund të arrinim. Emrin Republika e Maqedonisë e kemi humbur që kur e pranuam emrin IRJM”, vlerëson gazetari Todorv Pendarov. Duke komentuar përgjigjen e Mickoskit dërguar zv/sekretarit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Pendarov në emisionin Studio e hapur në TV SHENJA tha se gjuha e përdorur i kalon të gjithë kufinjtë diplomatik.

“Maqedonia nuk është shtet normal. Shumë vështirë mund të bëni një analizë këtu. Ndërsa faturën e paguajmë në qytetarët. Letra i kalon të gjithë kufinjtë e një gjuhe diplomatike. Vetëm mundon që t’i thonë Mickoskit nëse nuk e mbështetni marrëveshjen do u bombardojmë. Kryesia e VMRO-DPMNE-së në krye me Mickoskin, këtë e bëjnë vetëm me një qëllim, që të shpëtohet familja, e jo nga qëllime patriotike. Kur e pranuam emrin IRJM ne që atëherë e kemi humbur emrin, dhe këtë e kam thënë se asnjëherë s’do quhemi Republika e Maqedonisë”, deklaroi Todor Pendarov. /SHENJA/