` . Pelisteri fitues i Kupës së Maqedonisë, mund Shkëndijën në penalti - TV SHENJA

Pelisteri fitues i Kupës së Maqedonisë, mund Shkëndijën në penalti

Pelisteri është fituesi i edicionit të 25-të së Kupës së Maqedonisë në futboll, pasi mundën Shkëndijën në finale nëpërmjet penaltive.

Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me barazim pa gola në ndeshjen finale që u zhvillua në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, ndërsa fati penalltive ishte në anën e Pelisterit që mundën me rezultat 4:3 “Kuqezinjët”.

Te shkëndija penalltitë i humbën Ibraimi dhe Abdurahimi, ndërsa te Pelisteri jo i saktë nga pika e bardhë ishte vetëm Ferreira.

Për Pelisterin ky është trofeu i dytë në Kupën e Maqedonisë në histori të tyre. Kujtojmë që gjatë zhvillimit të ndeshjes kishte ndërprerje të lojës për shkak të fyerjeve në baza nacionale nga të dy tifo grupet.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme