` . Passat dhe Superb, modelet që Volkswagen pritet t'i prodhojë në Turqi - TV-SHENJA

Passat dhe Superb, modelet që Volkswagen pritet t’i prodhojë në Turqi

Passat dhe Skoda Superb janë dy modelet që kompania gjermane e automjeteve Volkswagen pritet t’i prodhojë në fabrikën e saj në Turqi, njoftoi drejtori i Skoda-s për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zafer Başar, drejtor i përgjithsëm i Yüce Auto Skoda, në një intervistë për AA e cilësoi si “të jashtëzakonshëm” investimin e Volkswagen-it në Turqi, duke shprehur bindje se ky investim do të kontribuojë në masë të madhe në ekonominë turke.