` . Pasiguria nga Brexit-i do të ngadalësojë ekonominë britanike – TV-SHENJA

Pasiguria nga Brexit-i do të ngadalësojë ekonominë britanike

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik Evropian (OECD) sjell lajme jo të mira për ekonominë e Britanisë së Madhe, vetëm një ditë para se votuesit e atij vendi të dalin në kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të ngadalësohet gjatë vitit 2017 si dhe gjatë vitit 2018, nga shkaku i pasigurisë që rrethon negociatat e Brexit-it”, është projektimi i OECD-së.

Sipas organizatës ekonomike ndërqeveritare, parashikimet e rritjes së Britanisë janë 1.6 për qind për vitin 2017 dhe një për qind për vitin 2018

“Pasiguria (nga Brexiti), dhe rezultati i supozuar, është parashikuar të minojnë shpenzimet, në veçanti investimet”, thuhet në parashikim, në të cilin nënvizohet se inflacioni ka tejkaluar targetin prej dy për qind, që reflekton zhvlerësimin e kursit të këmbimit si rrjedhojë e referendumit të Brexit-it nga viti i kaluar.