` . Pasdite priten reshje shiu në pjesët perëndimore të vendit – TV-SHENJA

Pasdite priten reshje shiu në pjesët perëndimore të vendit

Në orët e pasdites vranësirat do të rritet, në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale, të cilat në orët e mbrëmjes do të përhapen në më shumë vende. Lokalisht reshjet do të jenë më përmbytëse, sidomos në pjesët jugperëndimore, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike  (DPHM).

Edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë më të përfaqësuara në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Lokalisht pritet të reshin mbi 15 litra në metër katror.

Pastaj në ditët në vijim reshjet do të jenë me intensitet më të dobët dhe lokalisht të përfaqësuara. Temperatura e ajrit do të jetë relativisht e ulët për këtë periudhë, sidomos nga e enjtja kur temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri në 23 gradë.