` . Pas SHBA-ve, edhe Izraeli do të tërhiqet nga UNESCO - TV-SHENJA

Pas SHBA-ve, edhe Izraeli do të tërhiqet nga UNESCO

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), edhe shteti i tij do të tërhiqet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Netanyahu ka theksuar se i ka dhënë instruksione Ministrisë së Jashtme që “t’i bëjë përgatitjet për tërheqje nga UNESCO, paralelisht me vendimin e SHBA-ve”.

Netanyahu e ka cilësuar si “të guximshëm dhe etik” vendimin e SHBA-ve për tërheqje nga UNESCO, duke thënë se organizata “është shndërruar në një teatër absurd i cili në vend se ta mbrojë historinë, e shkatërron atë”.

SHBA-të dje njoftuan se tërhiqen nga UNESCO për shkak të “qëndrimit anti-izraelit” dhe “nevojës për reforma strukturore”.

“Departamenti Amerikan i Shtetit më 12 tetor 2017 ka përcjellë te Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, vendimin për largimin nga UNESCO dhe vendimin për të qenë vëzhgues i përhershëm në këtë institucion. Ky nuk është një vendim i lehtë, por është reflektim i shqetësimeve të SHBA-ve për vazhdimin e qëndrimit anti-izraelit dhe nevojës për reforma strukturore në institucion”, thuhej në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Postime të Ngjajshme