` . Pas lëndimit të gjatë, rikthehet Majlinda, fiton medaljen e argjend – TV-SHENJA

Pas lëndimit të gjatë, rikthehet Majlinda, fiton medaljen e argjend

Majlinda është rikthyer pas lëndimit të gjatë që pati.

Majlnida Kelmendi nuk arriti të fitojë në finale ndaj italianes Odette Giuffrida në kategorinë -52 kilogram, pasi u dorëzua pas lëndimit që kishte në hundë.

Gjatë meçit, Majlnida Kelmendi kishte probleme me hundën e saj, të cilin e pësoi në çerekfinale dhe detyrohej që ta mjekonte vazhdimisht.

Kelmendi në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles duke fituar me Ippon.

Ky ishte rikthimi i Majlindës pas lëndimit të gjatë që e mbajti jashtë aktiviteteve për 14 muaj.