` . Pas Jasin Lamës eliminohet edhe Goce Janevski - TV-SHENJA

Pas Jasin Lamës eliminohet edhe Goce Janevski

Lojërat Olimpike mbeten vetëm një ëndërr për boksierët e vendit tonë, pasi reprezentuesit e Maqedonisë së Veriut Jasin Lama dhe Goce Janevski u mposhtën që në start të turneut kualifikes për pjesmarrje në Olimpiadën “Tokio 2020” .

Lama i cili garoi në kategorinë deri në 63 kg u
mposht me nokaut teknik në raundin e dytë nga greku Aleksandros Canidikis, me
arbitrin i cili paraprakisht dy herë kishte filluar numërimin, mirëpo shkupjani
sërish kishte vazhduar meçin.

Ndërkohë Goce Janevksi i cili garoi deri në kategorinë deri në 75 kg u mund nga spanjolli Eterna Kuadrado. Janevski në ring arriti të qëndrojë vetëm 1 minutë, pasi u rrëzua në tokë pas disa grushteve të njëpasnjëshme të spanjollit, ndërsa kjo ishte aryseja që arbitri filloi numërimin. Pas kësaj pasoi edhe konsultimi me stafin mjekësor, të cilët ishin të mendimit që Janevski nuk ishte në gjendje të vazhdoj meçin dhe kështu fitorja i takoi spanjollit. /SHENJA/