` . Pas ditëve me temperatura tropikale, nis shiu! – TV-SHENJA

Pas ditëve me temperatura tropikale, nis shiu!

Pas disa javësh me temperatura tropikale, nis shiu. Meterologët parashikojnë se gjatë ditës në Maqedoni do të ketë mot ndryshueshëm dhe me vranësira, do të fryjë erë me drejtim verior dhe do të jetë shumë më freskët. Paradite do të ketë reshje lokale të shiut. UV indeksi do të arrijë në 7.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri më 21, ndërsa ato ditore prej 19 deri më 29 shkallë celsius.

Nesër do të ketë rritje graduale të temperaturave ditore, por do të jetë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit. Temperaturat ditore do të ndryshojnë prej 26 deri më 33 shkallë celsius dhe UV indeksi do të kthehet në 9