` . Parulla në përkrahje të terroristëve në xhami - TV-SHENJA

Parulla në përkrahje të terroristëve në xhami

 Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK në Gjermani kanë kryer sulm ndaj një xhamie në qytetin e Këlnit dhe ndaj një restoranti turk në kryeqytetin Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia “Kalk Eyup Sultan” në Këln, e cila vepron pranë Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB), u sulmua në orët e hershme të mëngjesit, ku sulmuesit thyen dritaret e xhamisë dhe në muret e jashtme shkruan mesazhe terroriste.