` . Partizani afër sulmuesit të Lazios - TV-SHENJA

Partizani afër sulmuesit të Lazios

Prej javësh është bërë publik interesimi i Partizanit për sulmuesin kolumbian Brajan Perea, i cili ka vite që është pjesë e Lazios, por huazohet prej 3 sezonesh dhe as te Peruxhia, as te Trua në Francë e as te Lugo në Spanjë nuk ka arritur të shpërthejë.
Sipas “lazionews24.com”, Lazio tani mendon ta largojë përfundimisht, për dy arsye: lojtari nuk po zhvillohet dhe duhet liruar një vend ekstrakomunitari, për të afruar një futbollist tjetër nga Amerika e Jugut ose Afrika.

Problemi është se asnjë klub nuk e do Perean, ose vetëm falas janë të interesuar, ndërsa Partizani është i vetmi klub që ka shfaqur interes për huazim.

Te Partizani i ofrojnë një vend në formacion dhe shansin për të rindërtuar karrierën, duke parë atë që bëri Ekubani, por tashmë është vetë futbollisti që po mendohet dhe heziton prej javësh.

Postime të Ngjajshme