` . Partitë kanë obligime, shtyhet debati për Ligjin e Gjuhëve - TV-SHENJA

Partitë kanë obligime, shtyhet debati për Ligjin e Gjuhëve

Për shkak të obligimeve partiake, shtyhet debati për Ligjin e Gjuhëve. Gjatë ndërprerjes së seancës plenare, kryeparlamentari Talat Xhaferi, tha se ky vendim merret për shkak të obligimeve të partive për të zgjedhur dhe dorëzuar në KSHZ kandidaturat për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Seanca u ndërpre pikërisht në momentin që arriti pika e dytë e rendit të ditës, propozim ligji për përdorimin e gjuhëve. Seanca që në fillim u karakterizua me tensione, ndërhyrje procedurale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe pauza të njëpasnjëshme.

Kulmi u arrit në momentin kur i fundit Ilija Dimovski kërkoi pauzë një orë, por kryeparlamentari Talat Xhaferi para se t’i jepte pauzën vendosi rendin e ditës në votim. Ai u rrethua nga deputet të VMRO-së dhe në atë situatë ftoi deputetët për votim të rendit të ditës, por pas premtimit se do t’u jep pauzën e kërkuar, deputetët e VMRO-së u kthyen në ulëset e tyre.

Nga kjo parti akuzuan Xhafern dhe Qeverinë se me procedimin e ligjit për gjuhët kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit.
ILIJA DIMOVSKI, VMRO DPMNE

“Me këtë ligj shihet qartë se shkelet dhe në njëfarë mënyre zhvlerësohet Marrëveshja korrnizë e Ohrit. Ne kërkojmë që ky ligj në tërësi të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Marrëveshjen korrnizë të Ohrit. E dyta, kërkojmë që të largohen të gjitha shkeljet procedurale të cilat janë bërë me vetëdije, që Kuvendi të mund në një atmosferë normale, gjendje normale dhe të gjërë, të diskutojë rreth këtij ligji. Do të doja të potencoj, veçanërisht për bashkëqytetarët që i përkasin entisë shqiptare se VMRO DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mire, nuk ka qëllim të ik nga debati për përmirësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Përkundrazi, gjatë ditëve të kaluara kemi dhënë edhe propozime konstruktive dhe korekte të cilat vërtetë do të vlejnë si përfitim I drejtëpërdrejtë për bashkëqytetarin tonë të thjeshtë shqiptar, të njejtën e mendojmë edhe për debat e cila do të vlejë edhe për përmirësimin e përdorimit të gjuhëve tjera”

Pas pauzës njëorëshe, deputetët e VMRO-së kërkuan dhe një pauzë tjetër 30 minutëshe për nevoja të partisë së tyre. Më pas deputetët u kthyen në sallë dhe votuan vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së. Me këtë konkurs duhet të zgjidhet zëvendësuesi i Bedredin Ibrahimit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, të cilin tani duhet ta propozojë Lëvizja Besa si parti e dytë opozitare. Arben Zeqiri /SHENJA/

Postime të Ngjajshme