` . Partia e presidentit Macron fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare në Francë - TV-SHENJA

Partia e presidentit Macron fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare në Francë

Sipas sondazheve të pas votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë që u mbajtën të dielën, aleanca e Lëvizjes Marshi Republikan (REM) e presidentit Emmanuel Macron ka siguruar shumicën në Kuvendin Nacional, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazheve të televizionit publik France 2, aleanca mes REM dhe Lëvizjes Demokratike (MODEM) ka fituar 355 deputetë, duke siguruar shumicën e nevojshme në Kuvendin Nacional me 577 ulëse për të formuar qeverinë.

Sipas rezultateve të raundit të dytë, aleanca e kryesuar nga Partia Republikane (LP) ka ngelur me 125 deputetë, kurse ajo e kryesuar nga Partia Socialiste (PS) arriti të nxjerrë vetëm 49 deputetë.

Nga ana tjetër, partia e ekstremit të djathtë Fronti Nacional (FN) ka siguruar vetëm tetë ulëse, kurse aleanca në të cilën ndodhet lëvizja Franca e Papërkulur e majtistit ekstrem Jean-Luc Melenchon do të përfaqësohet nga 30 deputetë.

Përndryshe, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 43 për qind, që paraqet shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje të përgjithshme në historinë e Republikës së Pestë të Francës.

Postime të Ngjajshme