` . Parlamenti i Rusisë miraton vendimin për t'u tërhequr nga INF - TV-SHENJA

Parlamenti i Rusisë miraton vendimin për t’u tërhequr nga INF

Këshilli i Federatës – Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, miratoi projektligjin lidhur me tërheqjen e Rusisë nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), transmeton AA.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit, projektligji për tërheqjen e Rusisë nga INF u miratua në mënyrë unanime.

Projektligji i miratuar pritet të miratohet edhe nga presidenti rus Vladimir Putin.

SHBA-ja më parë njoftoi tërheqjen e njëanshme nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF) të nënshkruar me Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në vitin 1987, marrëveshje kjo e cila parashikon ndalimin e raketave me kokë bërthamore të cilat kanë një rreze veprimi nga 500 deri në 5.500 kilometra.

Ndërkohë që pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-ve, edhe Putin si kundërpërgjigje nënshkroi dekretin në lidhje me pezullimin e INF-së.