` . Parlamenti në Çeki votoi “pro” pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO - TV-SHENJA

Parlamenti në Çeki votoi “pro” pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti i Republikës së Çekisë sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimin të Protokollit në parlamentet në të gjitha 29-të vendet-anëtare të Aleancës, Maqedoni e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme. .