` . Parashtrohen dy kallëzime penale për përdhunim - TV SHENJA

Parashtrohen dy kallëzime penale për përdhunim

Policia ka parashtruar dy kallëzime penale për dy raste të veçanta të përdhunimit dhe tentativë për përdhunim në Kumanovë dhe Koçan.

Policia e Koçanit parashtroi kallëzim penal kundër M.G (25) nga Koçani për shkak të  dyshimeve për vepër penale “përdhunim në tentativë”.

Siç thuhet në njoftim të policisë, më 13 maj rreth orës 11:00 në pjesën industriale në Koçan i denoncuari disa herë, me përdorimin e dhunës fizike, ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale ndaj K.S (21), gjatë të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

SPB Kumanovë, parashtroi kallëzim penal kundër E.M (29) nga Kumanova për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “përdhunim”.

Më 21 prill të 2015 rreth orës 4:40 në shtëpinë familjare, derisa S.S (37) ka qenë në gjumë, ka ardhur i denoncuari, ka hyrë brenda, dhe me dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën, më pas ia ka marrë telefonin dhe është larguar, njoftoi policia.

 

Postime të Ngjajshme