` . Parashikimi i motit - TV-SHENJA

Parashikimi i motit

Moti i ndryshueshëm me reshje lokale shiu do të mbajë sot në Maqedoninë e Veriut . Në disa vende do të ketë jostabilitet lokal me paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, kryesisht nga pjesët jugperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 22 deri 33 gradë Celsius.