` . Parashikimi i motit - TV-SHENJA

Parashikimi i motit

Moti në Maqedoni paradite do të jetë i kthjellët dhe i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore. UV treguesi do të jetë me vlerën 7.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 15, ndërsa ajo ditore prej 23 deri në 32 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11, ndërsa ajo ditore deri në 29 gradë.
Pason periudhë me mot kryesisht me diell me mëngjese më të freskëta, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rritje graduale.

Postime të Ngjajshme