` . Parashikimi i motit – TV-SHENJA

Parashikimi i motit

Në Maqedoni edhe sot në mëngjes temperaturat janë shumë të ulëta, ndërsa ato të ditës do të jenë prej minus katër deri pesë gradë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), rritje të temperaturave do të ketë prej të premtes.

Moti në Maqedoni do të jetë mjaft i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, me rritje të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 20 deri minus nëntë, ndërsa e ditës prej minus katër deri pesë gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus 18, ndërsa e ditës do të ngritet deri minus dy gradë.

Rekomandohet që pa nevojë të domosdoshme të mos dilet nga shtëpia, të vishen rroba të ngrohta, të konsumohen pije të ngrohta dhe të evitohet konsumimi i alkoolit. Njëherit rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes në sipërfaqe të rrëshqitshme.