` . Paralajmërimi për kujdes i shoferit, në aksidentin ku u përfshinë 14 vetura (Video) - TV-SHENJA

Paralajmërimi për kujdes i shoferit, në aksidentin ku u përfshinë 14 vetura (Video)

Si pasojë e mungesës së sinjalizuesve, gjatë fillimit të muajit, në Nurburgring të Gjermanisë është shkaktuar një aksident zinxhir ku u përfshinë 14 vetura.
Megjithëse ishte lansuar një video ku tregohen pasojat e përplasjeve, nuk kishte pamje të momentit se çfarë në të vërtetë ndodhi, transmeton Telegrafi.
Por, njëri nga shoferët ka nxjerr së fundmi pamjet që ishin marrë nga kamera e helmetës, nga ku shihet e gjithë ngjarja. Së bashku me aksidentin, tregohet edhe veprimi tij i zgjuar, për të njoftuar shoferët që të ulin shpejtësinë dhe të mos vazhdojnë tutje.

Megjithëse shumë vetura u dëmtuan, nuk raportohet për asnjë dëmtim të rëndë.

Postime të Ngjajshme