` . Paradite me diell, pasdite priten vranësira - TV-SHENJA

Paradite me diell, pasdite priten vranësira

Në mëngjes po mban mot me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë orëve të pasdites vranësirat pritet të rriten, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit, ku do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat gjatë mëngjesit lëvizin nga 13 deri 21 gradë celsius ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë nga 30 deri 38 gradë celsius.

Prej ditës së nesërme deri të martën gjatë orëve të pasdites do të rriten kushtet për reshje të shiut të përcjellja me erë dhe stuhi.