` . Paraburgim shtëpiak për zëvendësen e Boki 13, Jasna Mandiq - TV-SHENJA

Paraburgim shtëpiak për zëvendësen e Boki 13, Jasna Mandiq

Gjykatësi Nenad Saveski i caktoi masën e paraburgimit shtëpiak Jasna Mandiqit, zëvendëskryetare e organizatës joqeveritare të Bojan Jovanovskit “Bashkimi ndërkombëtare”, tha avokati i saj Dushko Jankoviq.

Paraburgimi kërkohet për shkak se ekziston rreziku që të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët dhe mundësi për përsëritje të veprës.

“Është e dyshuar për mashtrim dhe larje të parave, por siç e shihni gjykata në mënyrë objektive vendosi se nuk janë plotësuar kushtet për paraburgim efektiv, dhe paraburgimi shtëpiak është bingo në këto kushte”, tha avokati.

E dyshuara Jasna Mandiq përveç që është zëvendëskryetare e organizatës joqeveritare të Jovanovskit, njëkohësisht është edhe drejtore e Televizionit “1TV”. /SHENJA/