` . Paraburgim shtëpiak për Frosina Remenski dhe Mile Jovanovski - TV-SHENJA

Paraburgim shtëpiak për Frosina Remenski dhe Mile Jovanovski

Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë që të dyshuarve Frosina Remenski dhe Mile Jovanovskit tu caktohet masa e paraburgimit shtëpiak, të paraqiten kohë pas kohe në gjykatë dhe tu merren dokumentacioni për kalimin e kufirit, gjegjësisht pasaporta.
“Duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për përcaktimin e masave të përkujdesjes, pas dorëzimit të ftesave, personat gjatë ditës së sotme u paraqitën para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u deklaruan në bazë të propozimit. Duke vlerësuar provat dhe argumentet në propozim si dhe deklaratat e personave të dyshuar, gjykatësi i procedurës paraprake solli vendim me të cilin e pranoi propozimin dhe të dyshuarve F.T.R dhe M.J u përcaktoi masa sipas nenit 146 alineja 1 pika 1,2,3 nga Kodi Penal, gjegjësisht ndalim për braktisje të vendbanimit, obligim të akuzuarit që të paraqitet kohë pas kohe në gjykatë dhe marrje e përkohshme e dokumentacionit të udhëtimit dhe dokumenteve tjera për kalimin e kufirit, ndërsa për H.B masa e përkujdesjes në përputhshmëri me nenin 146 alineja 1 pika 3- përkohësisht marrje e dokumentacionit për udhëtim dhe kalim të kufirit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore Shkup, transmeton SHENJA.