` . Parablanë - TV SHENJA

Parablanë

Shkruan: Driton Demiri

…Kështu pra, duke u kruajtur nga stërmbushja plot me pleshta, hapët kangjellat nga paniku. Ashtu të fëlliqur e të pezmatuar, tmerrësisht, e latë veten, ende, të cimbiseni. Kam parë, dot, porse njeriu, të shëndrohet në dushman të vetëvetes s’më kishte parë syri. Gjëmë mizogjene e paparë. Rupturë psiqike, kjo!

Kërkuat, tashi shiqoni. Kostoja është marramendëse, ore. Po na futni në golgotë in extremis. S’a për eksponencë s’bëhet politika. Jeni në periferi të largët të interesave madhore. Nuk ngjizet, një kauzë, një ideal me “parabla”, përmes llafeve, thua se janë hyjnore, e me “parabalanë” që varrosin gjithçka duke ju mbrojtur në çdo hap e çdo cep për çik mediokritet. Thotë njeri, sikur, idealizmi, është pronë e juaja.

Lermëni t’ua them “parablanë”; se politika është akt, jo llafe, jo retorikë. Se, ndryshimet, reformat, e siç doni quani, janë, përtej një partie politike, madje përtej një pjese të çfardo lloji shumice parlamentare. Se, një qeveri, domosdo, duhet të jetë aktive, që, në, fillim, për të ringjallur ekonominë. Se, konteksti është më i gjërë. Se, një drejtues ekzemplar nuk shkon vetëm se të bëj veten deputet, mbase ku t’a di se çka, porse t’a nxjerr projektin e vet. T’ua them edhe atë; se, këtu, ka, gjithçka përveç lirisë, cilësisë e drejtësisë. Çdo i dyti është në varësi politike, varësi ekonomike. 90% e njerëzve u nënshtrohen verbërisht dëshirave dhe vullnetit të tutorëve politik. Njerëz pa asnjë të drejtë. Të shëndruar në kafshë pune. Mbase, shumica, gati, se, absolute, të konformuar, në, suaza, të kompromisit politik. Poshtërsi shumëkohëshe gjithandej! Po folni de, për këtë flisni, pse nuk flisni, është ashtu? S’është lozje çoçeku kjo punë, as vizualitet, është, shumë më shumë, e më shumë, se aq. Ndërkaq, pleshtat ju vlojnë, anembanë, rreth e rrotull, kokës së çoroditur, e përmbushur krejt me dregëza, që s’ndalon mëtej së kruajturi, që s’ndalon së përgjakuri. Ndërsa, flokët ju duken, sikur, fishekzjarrët kanë rrënë mbi ta. S’a keq! Gjendje e zymtë, e vajtueshme!

Keni mbetur, hëpërhë, në një “epërsi” të pasfiduar! Të ndrydhur! Mes, përmes, shtegut!

Në dyshim hiperbolik! Endeni vërdallë e përpëliteni! Mërmërisni! Ç’të bëni!? Mbase, disa, sapo, zgjidhët, çështjen e defiçitit të portofolit personal, disa stabilizuat të njëjtin. Pa keqkuptime, ashtu është! Madje në kundërshtim me opinion! Dhe asgjë të keqe, të përmirësoni dhe gardërobën. Të tjerët ashtu dhe vepruan, mbase, dekadë e gjysëm, ç’ka deshën dhe punuan. Shkatëruan çdo gjë që prekën. Pa turp, pa ndjenja, dhe nënë e babë po të kishin vra. Çdo gjë normale për ta. Mali për ta është i qetë qëmoti. S’na lejuan të jemi as njeri, e me status quo gjenerale të varfërisë së skajshme deri në majë të hundës.  Gjithë kësaj, periudhe të shëmtuar kohore, me elokuencë na e çoroditën trurin për lirinë inekzistente, për përfaqësimin inekzistent, për mirëqenien inekzistente. Mbase ekzistente po, liria, përfaqësimi, mirëqenia e tyre.

Hipokritë, intrigantë! Kastë e korruptuar, grabitqare, që hëngrën rëskun tonë.

Në një përkufizim të ironisë, përsëri, sot, nga pamundësia për të ndryshuar gjendjen, gjejnë agora të ndryshme, për relax, e për show televiziv, jo për gjë tjetër. Madje sikur të ishin jet setter të tipit amerikan. Vetëm se, avionët iu mungojnë. Thjesht punë e paqme për ta. Mjafton që ti kupton, njeri, dhe nuk do ti bjerë murit me kokë për të përkrahur, më, hipokrizinë dhe “politikat” e tyre të dështuara.

Pavarësisht kësaj, e keni parë, atë pamje fenomenologjike të llojit të vet; me syze firmato dy, tre, katra qindëshe euro e dhëmbët të lënë për ditë të zezë, e keni parë si s’e se keni parë; shumica nga ju, ashtu dukeni, mbase po druani t’a pranoni, e di. Me këpucë të zverdhura, andej, pas, tek thembrat. Dhe, çuditërisht, përsëri, të gatshëm për një stand by!

Kam shumë gjëra për të larë. Është një ëndërr për mua. Kam besim, vetëbesim, të plotë, nuk i humb shpresat se do vijë koha e duhur!

Ne kemi më se nevojë për virtyte sublime “parablanë”. Për sinqeritet; i cili është një ndër kriteret bazë për këdo që kërkon të ndërtojë civilizim! Ndërsa kulmi i sinqeritetit në jetë është kur je përballë interesave të tua personale dhe idesë së cilës i beson, dhe ti zgjedh të shkosh nga linja e idesë, drejt parimit. Ky është çelësi i suksesit, i fitores, i arritjes së aspiratave! Asesi, jo, “parablat”, e juaja, të politikës ditore.

Ditë e mirë njihet që në mëngjes, një e thënë. Mbase, mbase, në këtë nënqiell, nga orienti, mëngjesi, ende nuk shihet fare. Është i gjithi terr, sikur aty për aty gjithçka perëndon.

Postime të Ngjajshme