` . Para se ta votojnë Haradinajn, deputetët e Listës Serbe udhëtojnë në Beograd - TV-SHENJA

Para se ta votojnë Haradinajn, deputetët e Listës Serbe udhëtojnë në Beograd

Deputetët e Listës Serbe para se të vijë për të dhënë votën për Ramush Haradinajn, do të udhëtojnë për në Beograd ku do të takohen me të ashtuquajturin Drejtorin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.

Temat e bisedimeve, sic njoftojnë edhe mediat serbe, do të jenë kushtet e Listës për të hyrë në qeverinë e re të Kosovës.

Takimi pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

Postime të Ngjajshme