` . Papa vihet në siklet nga besimtarja që e tërheq nga duart (Video) - TV-SHENJA

Papa vihet në siklet nga besimtarja që e tërheq nga duart (Video)

Papa Françesku është vënë në siklet mbrëmë gjatë parakalimit në sheshin Shën Pjetri në Vatikan. përcjell Tv SHENJA. Ai po përshëndeste besimtarët që kishin zënë radhë shtyheshin në përpjekje për të qëndruar sa më afër prijësit të tyre fetar që e konsiderojnë person të shenjtë.

Kamerat kanë kapur një moment kur Papa është befasuar nga një grua që e tërhoqi nga dora kur ai po largohej. Në pamjet e publikuar duket gruaja shumë e emocionuar që priste liderin shpirtëror të katolikëve që t’i afrohej, por është zhgënyjer kur ai është larguar. Në moment, ajo e ka tërhequr nga dora, ndërsa Papa ështëmbrijtur duke e goditur me shuplakë në duar. /SHENJA/