` . Panucci injoron keq De Biasin! – TV-SHENJA

Panucci injoron keq De Biasin!

Në konferencën e djeshme Cristian Panucci pati një moment tensioni.

Ai “thumboi” mënyrën se si luante skuadra në kohën e De Biazit. Ja debati i plotë:

Gazetari: Do të shohim një Shqipëri më kurajoze ndaj Italisë apo që mbron dhe e bazon gjithçka te kundërsulmi?

Panuçi pyet gazetarin: Si ishte Shqipëria në Spanjë?

Gazetari: Në pjesën e dytë ishte shumë mirë.

Panuçi: Kur luajtëm me Spanjën këtu në Shqipëri, sa herë e goditët portën?

Gazetari: Në ndeshjen e parë Shqipëria nuk e kaloi mesin e fushës.

Panuçi: Po në ndeshjen e fundit, sa herë e goditëm portën në Spanjë?

Gazetari: Janë dy ndeshje të ndryshme.

Panuçi: Pse ishin të ndryshme, se luajtëm në mbrojtje?

Gazetari: OK, por pësuat tre gola që në pjesën e parë në Spanjë…

Panuçi: E di cila është skuadra që ka goditur më shumë portën e Spanjës në këto eliminatore? Bëmë 14 raste të rrezikshme dhe gjuajtëm 7 herë portën. Vetëm se u mbrojtëm me tre lojtarë. Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë? Po ua them unë, zero. Kjo është përgjigjia ime.