` . Pandemia me COVID-19 ka infektuar dhe ekonominë - TV-SHENJA

Pandemia me COVID-19 ka infektuar dhe ekonominë

Shkruan: Abil Baush

Pandemia me COVID-19 ka bërë që të jetë i frikshëm edhe në aspektin ekonomik. Kjo frikë është edhe më e madhe pasi që dihet se ekonomia globale rikuperohet nga kriza që ndodhi para 10 viteve dhe pasojat e saj vërehen edhe sot. Ne nuk e dimë kur do të përfundojë pandemia Covid-19; nuk e dimë si do të përfundojë; dhe për momentin, ne mund të spekulojmë vetëm për ndikimin politik dhe ekonomik afatgjatë. Në një kohë krize, ne jemi të infektuar nga pasiguria. Deri sa pandemia përhapet, pasojat ekonomike të pandemisë do të rriten në mënyrë eksponenciale. Edhe pse tani është e vështirë të përcaktohen sasitë e efekteve negative të kësaj krize, pasi që askush nuk mund të parashikojë se si dhe në çfarë përmase do të përhapet koronavirusi. Vlerësimet e ekspertëve janë nga ata më optimiste  në ato më pesimistët me recesioni i cili shihet si i pashmangshëm këtë vit.

Shenjat e para deri më tani tregojnë se nëse kjo pandemi do të zgjasë për muajt e ardhshëm, ajo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në recesione në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe në Kinë deri më tani. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (ECB) zonja. Christine Lagarde ka paralajmëruar tashmë se kjo mund të jetë një krizë e ngjashme ekonomike me atë të vitit 2008.

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën janë goditur nga “viruset” që kanë shtyrë indekset në 20% nën maksimumin e tyre. Bankat qendrore tashmë kanë dalë me një veprim të koordinuar për injektimin e parave në ekonomi përmes të ashtuquajturës lehtësim sasior. Sipas parashikimeve të Bloomberg, nëse skenari i rastit më të keq tani duket më realist, rritja ekonomike botërore do të ishte zero. SHBA gjithashtu do të hyjë në recesion, me rritjen kineze vetëm 3.5%, më e dobëta që nga viti 1980. Në nivel global, kjo ngecje do të nënkuptojë një humbje prej 2.7 miliardë dollarë në produktin e brendshëm bruto. Përveç analistëve të Bloomberg, OECD bëri parashikimet e saj për rritjen ekonomike botërore nga 2.9% në 2.4% këtë vit, dhe paralajmëroi se mund të jetë dhe 1.5%.

Rezerva Federale Amerikane ka njoftuar se do të injektojë 700 miliardë dollarë, me normat e interesit në zero. Shtëpia e Bardhë pret që fondi të arrijë deri në një trilion dollarë. Banka Qendrore Evropiane gjithashtu njoftoi se po prezanton një program urgjent pandemik 750 miliardë euro për t’u dhënë kredi kompanive që preken nga kriza e tanishme. Banka qendrore e Japonisë, ndërkohë, ka njoftuar se do të blejë instrumente financiare në vlerë prej 100 miliardë euro deri në fund të vitit. Më parë, Komisioni Evropian njoftoi se do të ndajë 37 miliardë euro për të mbështetur sektorët më të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Në Maqedoninë e Veriut parashikohet për dëmin e mundshëm në ekonomi, nga rreth 500 në 700 milion euro siç dhe vlerësuan dhomat e ekonomisë dhe këta u shpallën publikisht nga Presidenti Stevo Pendarovski, i cili paralajmëroi gjithashtu për një recesion të mundshëm. Instituti Ekonomik i Vjenës, i cili është i specializuar për rajonin e Evropës Juglindore, tashmë ka vlerësimet e saja se ekonomia e vendit do të rritet vetëm 1.7% këtë vit përkundrejt parashikimit të saj fillestar  për rritje prej 3.3%. Kjo do të thotë që Instituti aktualisht po vlerëson pasojat në rreth 1.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), i cili do të ishte rreth 180 milion euro.

Duke pasur parasysh që rreth 82% të produkteve eksportohet në vendet evropiane, nëntë nga dhjetë tregjet tona më të mëdha të eksportit janë vende ku koronavirusi po përhapet me shpejtësi, përkatësisht Gjermania, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Kina, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Belgjika. Prandaj. mund të jetë shumë e pritshme për këto vende që të zvogëlojnë kërkesat nga fabrikat tona dhe kështu të rrezikojnë eksportet e mundshme. Ky rrezik është veçanërisht i theksuar pasi këto vende me rrezikshmëri të lartë dhe të mesme marrin masa të ngjashme parandaluese rigoroze si tonat, të cilat përfshijnë ndalime për lëvizjen e qytetarëve, mbylljen e kufijve dhe të ngjashme, në mënyrë që qytetarët të pritet të shpenzojnë më pak dhe kështu kërkesa zvogëlohet.

Për të zbutur këtë krizë ekonomike Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të duhet të mbështet drejtpërdrejtë financiarisht likuiditetin e kompanive të vogla dhe të mesme. Këto ndihma duhet të kenë qëllim kreditimin e kompanive për shkak të paaftësisë paguese, nga mos aktiviteti ekonomik i të cilave është prekur nga pandemia e koronavirusi. Secila kompani, në varësi të numrit të të punësuarve të mundet gjithashtu të ju ndihmohet me shlyerjen e pagesave të tatimeve dhe kontributeve. Prandaj, me mbështetjen për kompanitë në pagimin e pagave duke subvencionuar kontribute për punonjësit e kompanive në sektorët e turizmit, transportit, hotelierisë dhe ndërmarrjeve të tjera të prekura, për muajt prill, maj dhe qershor. Banka Kombëtare, në një seancë të jashtëzakonshme të hënën, vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje në 1.75%, që është një masë për ta përshëndet. Nga përvoja e krizës së mëparshme globale shpresojmë se kemi mësuar se si të merren masat e mëparshme, që pastaj të mund të lehtësojnë pasojat negative.