Pançe nga Velesi është vrarë për 500 euro borxh

Pançe nga Velesi është vrarë për 500 euro borxh

Prokurori Publik Gavril Bubevski gjatë konferencës deklaroi se berberi nga Velesi, Pançe Zhezhovski është vrarë për 500 euro borxh.

Ai këto para ia ka patur borxh Lupço Palevskit- Palço.

“Pançe ka patur borxh 500 euro ndaj njërit prej të dyshuarve dhe kështu është zgjedhur si viktimë që të merret makina dhe të kidnapohet vajza”, tha Bubevski, raporton SHENJA.

Trupi i Pançe Zhezhovski është gjetur në rrethinën e Velesit, ndërsa makina e tij është gjetur në rrethinën e Shkupit.

 

 

MARKETING