` . Pamjet e arrestimit të bandës së shqiptarëve në Britani (Video) - TV-SHENJA

Pamjet e arrestimit të bandës së shqiptarëve në Britani (Video)

Shtatëmbëdhjetë anëtarë të një bande janë dënuar, pas një operacioni sekret në Britani. Në mesin e të ndaluar janë edhe dy shqiptarë të identifikuar si Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.

Mediat britanike shkruajnë se një nga detajet që tradhtoi bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj. Ndërsa mediat e huaja kanë publikuar edhe videon e momentit kur njëri prej pjesëtarëve të bandës, Jamie Simpson është arrestuar, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit. Oficerët kanë gjetur 185 kg kokaine të pastën, me një vlerë 20 milionë euro, të fshehura brenda në makinë./abcnews