` . Pamje tronditëse nga Venezuela: Një protestues qëllohet për vdekje me një granatë tymi nga policia (Video) - TV SHENJA

Pamje tronditëse nga Venezuela: Një protestues qëllohet për vdekje me një granatë tymi nga policia (Video)

Ky është momenti tronditës kur një protestues u qëllua për vdekje në një pikë ndalese me një granatë tymi nga policia e trazirave të Venezuelës.

Njëzeteshtatë vjeçi, i identifikuar si Miguel Castillo, po demonstronte kundër presidentit Nicolas Maduro i cili kishte dhënë një urdhër për të rishkruar kushtetutën e vendit.

Videoja tregon viktimën e rrethuar nga oficerë të policisë para se të lihet për tu zvarritur në një rrugë kryesore kur goditet në gjoksin e tij në zonën e banimit të Las Mercedes në periferi të Caracas.

Videoja, i regjistruar nga një nga dëshmitarët, tregon Castillonin të rrethuar nga oficerët.

Gerardo Blyde, kryetari i bashkisë së qytetit Baruta, konfirmoi se Miguel Castillo kishte vdekur, edhe pse ishte dërguar në spital. /Telegrafi/

 

Postime të Ngjajshme