` . Pamje shokuese në Siri, fëmijët nxirren të traumatizuar nga rrënojat (Video) – TV-SHENJA

Pamje shokuese në Siri, fëmijët nxirren të traumatizuar nga rrënojat (Video)

Pamje tronditëse janë ato që po qarkullojnë në mediat ndërkombëtare nga sulmi i fundit shpërthyes në Siri, ku mbetën të vdekur 39 persona, mes tyre edhe 12 fëmijë.

Shpërthimi i fuqishëm shembi një ndërtesë në provincën e Idlibit, ndërsa në video shihen fëmijët duke u nxjerrë me vështirësi nga rrënojat e ndërtesës së rrafshuar.
Video që besohet të jetë nga qyteti Sarmada tregon shpëtuesit “helmetat e Bardha” në punë e sipër për të nxjerrë jashtë gërmadhave njerëz ende të gjallë dhe fëmijët duken të traumatizuar.

Provinca veri-perëndimore ku ndodhi sulmi është kryesisht e mbizotëruar nga rebelët dhe godina që u shkatërrua thuhet se përmbante municione që i përkasin një tregtari armësh.