` . Pamje apokaliptike në Amazonë, pyje të shkatërruara e kafshë të djegura - TV-SHENJA

Pamje apokaliptike në Amazonë, pyje të shkatërruara e kafshë të djegura

Pas 3 javësh në luftë me zjarret, këto janë pamjet e tmerrëshme që vijnë nga pyjet e shiut në amazonë.

Autoritetet vendase bëjnë të ditur se janë gjetur një numër i madh kafshësh të përvëluara nga flakët.

Pylli i Amazonës , zona më e madhe e pyjeve në botë, ka 390 miliardë drure të 16.000 llojeve të ndryshme.Amazona terheq tonelata dioksid karboni në vit dhe cliron 20% të oksigjenit të tokës, duke krijuar mundësinë e ekuilibrimit të reshjeve në mbarë globin.

Fatmirësisht një ditë më parë,  në disa zona të pyllit të Amazonës kane nisur reshjet e shiut, gjë e cila ka ndihmuar disi në shuarjen e flakëve.

Ekspertët paralajmërojnë se djegia e Amazonës do të sjellë ndryshime të mëdha në ekosistem, duke ndikuar ndjeshëm edhe në ngrohjen globale.