` . Palmer: SHBA-ja do të jetë gjithmonë përkrah Maqedonisë (VIDEO) – TV-SHENJA

Palmer: SHBA-ja do të jetë gjithmonë përkrah Maqedonisë (VIDEO)

SHBA e mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës dhe do të jetë gjithmonë përkrah Maqedonisë, në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Kështu deklaroi zëvendës- ndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane, Metju Pallmer pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Pallmer e përshëndeti vendimin e 80 deputetëve për nevojën e ndryshimeve kushtetuese me qëllim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Metju Pallmer , zëvendës ndihmës sekretar amerikan për çështje evropianje: “Jam i lumtur që vij në Maqedoni në një moment historik. Votimi i 80 deputetëve paraqet një pikë kthesë dhe kthen Maqedoninë në rrugën euroatlantike. Dëshiroj të nënvizoj dhe të dërgoj mesazh për liderët dhe politikanët, se si ecën vendi përpara drejt NATO-së dhe BE-së, si njerëzit e Maqedonisë dhe politikanët do ta kanë mbështetjen e SHBA-së drejt integrimit në këto struktura. SHBA e përkrah Marrëveshjen e Prespës, dhe shohim se zbatimi i kësaj Marrëveshje është esenciale. Jemi të gëzuar nga votimi në Kuvend, dhe do të punojmë së bashku me ata që votuan për të hapur mundësin e zbatimit të kësaj Marrëveshje”.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me diplomatin amerikan Metju Pallmer, tha se ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për Maqedoninë, disa ditë pas hapit të madh që u bë në kuvend. Ai shtoi se vota e deputetëve është votë kundër krizave të reja politike dhe hap rrugën e pajtimit.

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë: “Gjatë bisedës u pajtuam se vendimi i 80 deputetëve ka rëndësi historike. Ky vendim i deputetëve, të pozitës dhe opozitës, të hapet procedurë për realizimin e Marrëveshjes së Prespës, e tregoi edhe njëherë rrugëtimin tonë për BE dhe NATO. Deputetët penguan mundësin e një izolim të ri, që do të kishte pasoja katastrofike. Deputetët me votën e tyre e treguan gatishmërinë e vizionit të tyre që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Vendimi i deputetëve është shtytës ta hapim faqen e re të historisë së gëzueshme të Maqedonisë, faqe me pajtim, falje. Qytetarët e Maqedonisë hyn në periudhë kur janë të bashkuar në interesat strategjike. Pajtimi nisi nga Kuvendi,t’i japim mundësi të arrijnë në të gjitha nivelet e shoqërisë”.

Diplomati amerikan sot realizoi takime me përfaqësues të shumtë të skenës politike në vend. Megjithatë i pyetur lidhur përse nuk ka realizuar takim me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, Pallmer tha se ai i ka shprehur qëndrimet e partisë nëpërmjet letrës dhe fakti që nuk është takuar me të, nuk paraqet ndonjë porosi për VMRO-DPMNE-në.

Ajnur Bafqari /SHENJA/