` . Pakënaqësi nga Shtëpia Botuese “Shkupi” për mjetet e ndara nga Ministria e Kulturës (Video) – TV-SHENJA

Pakënaqësi nga Shtëpia Botuese “Shkupi” për mjetet e ndara nga Ministria e Kulturës (Video)

Drejtuesit e Shtëpisë Botuese “Shkupi” shprehen të pakënaqur lidhur me mjetet e ndara nga Ministria e Kulturës, gjegjësisht për 535 projektet e kaluara në fushën e veprimtarisë botuese. Me këtë rast, Shtëpia Botuese “Shkupi” përmes një letre publike i drejtohet minstrit të Kulturës, Robert Allagjozovskit, në të cilën shpreh keqardhje për diskriminimin dhe favorizimin, që është bërë në përzgjedhjen e këtyre prjekteve. Kryetari Azam Dauti, thotë se ata si shtëpi botuese shprehin dyshime nëse projektet e kaluara i kanë plotësuar kriteret elementare.

Azam Dauti, SH.B. “Shkupi”

“Dyshimet tona janë se 80% e atyre librave të kaluara në gjuhën shqipe, nuk i kanë plotësuar këto kritere elementare për shqyrtim. Edhe më drastike është situata kur nga një familje kemi 3-4 shtëpi botuese që përfitojnë nga këto rezultate. Në këtë mënyrë do të shihet nëse dikush në emër të Ministrisë ka keqpërdorur Komisionin për Veprimtari Botuese, për ndonjë lloj  proteksionizmi të qëllimtë ose të paqëllimtë, ose për interesa të tjera që s’kanë lidhje me veprimtarinë krijuese”.

Dauti gjithashtu kërkon nga Ministria e Kulturës që të kushtojëmë shumë kujdes ndaj aplikantëve, para se të nënshkruaj kontrtata për botuesit, në mënyrë që të menjanohen botues që nuk plotësojnë kriteret e duhura.

Azam Dauti, SH.B. “Shkupi”

“Nëse dëshiron Ministria të ruajë imazhin të cilin pretendon ta ruaj, se kujdeset për shpërndarjen e mjeteve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për ata që meritojnë, duhet ta bëni hapin e parë dhe para se të nënshkruani kontrata me botuesit, të rishikoni në mënyrë publike para palëve të interesuara, se a i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara nga Ministria”.

Shtëpia Botuese “Shkupi” porosit Ministrinë e Kulturës që institucioni i tyre të mundohet të korrigjojë gjithçka që ka qenë negative në të kaluarën dhe në këtë rast të mos e përsërisin frazën e njohur “Aplikuesit e pakënaqur kanë të drejtën e ankesave”, sepse sipas tyre, gjatë 24 viteve sa ekziston kjo shtëpi botuese, vetëm në një rast u është pranuar një ankesë.

Megjithatë, qëndrimi i ministrisë ishte se ata i inkurajojnë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs që ta shfrytëzojnë procedurën e ankimimimit dhe se kjo ministri garaton procedurë fer dhe të shpjetë gjatë ankimimit. Emine Ismaili /SHENJA/