` . Pahor: Zgjerimi i BE-së pengon destabilizimin e Ballkanit - TV SHENJA

Pahor: Zgjerimi i BE-së pengon destabilizimin e Ballkanit

Presidenti slloven Borut Pahor tha të mërkurën se projekti i zgjerimit të BE duhet të vazhdojë, si një aryse edhe për të parandaluar destabilizimin e Ballkanit.

Pahor në një pritje për diplomatët e huaj të organizuar në Lubjanë tha se Sllovenia dhe Kroacia si anëtare të BE-së dhe NATO-s do të vazhdojnë të ndihmojnë komunitetin ndërkombëtar që Ballkani Perëndimor të mos bëhet fokusi i ri i konfliktit dhe tensionit.

Duke folur për krizën e refugjatëve, ai tha se ajo kërcënon gjithçka që BE-ja ka arritur deri më tani në qoftë se nuk mund të gjindet një zgjidhje efektive, përcjellë Klan Kosova.

Postime të Ngjajshme