` . Pagat në arsim nga 1 janari rriten për 10% - TV-SHENJA

Pagat në arsim nga 1 janari rriten për 10%

Paga në arsim do të rritet për 10%, nga muaji janar i vitit 2020. Ky është epilogu nga takimi final mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit. Ministri Arbër Ademi deklaroi se kjo është një arritje historike e pagave, duke përmendur edhe 3 herët e tjera të rritjes së pagave nga 5%. Ai po ashtu tha se kjo do të ndikojë në motivimin e arsimtarëve dhe do të sjell kualitet në këtë fushë. /SHENJA/