` . Padi për keqpërdorimin e 6.6 milionë eurove për kryetarët dhe anëtarët e KRRE-së - TV-SHENJA

Padi për keqpërdorimin e 6.6 milionë eurove për kryetarët dhe anëtarët e KRRE-së

Departamenti për Parandalimin e Krimit të Organizuar ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë që ka qenë në këtë post deri në vitin 2018, si dhe për disa anëtarë të tjerë të komisionit që kanë qenë në atë post deri në vitin 2017 dhe 2018, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit”. Përkatësisht aplikantët në cilësinë e zyrtarëve, kryetar dhe antarë të Komisionit Rregullator të Energjetikës se Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Energjetikë dhe Rregulloren për licensa për kryerjen e veprimeve energjetike, ku siç theksohet në komunikatë në dhjetor të vitit 2012 në tre subjekte juridike u kanë ndarë licensa për kryerjen e veprimtarisë energjetike. Me marrjen e këtyre vendimeve në kundërshtim me ligjin për energjetikë, Rregullorja për liceensa për kryerjen e veprimtarive dhe rregulloren e çmimeve dhe shërbimet sistematike, personat me iniciale D.P, S.J, V.K, E.M.V, i kanë mundësuar shpërndajen e ngrohjes personit juridik Balkan Energy DOOEL, dhe në dëm të qytetarëve –  kanë realizuar përfitime të paligjshme të pronës në shumën totale prej 409,549,941 denarë ose 6,659,349 euro. /SHENJA/