` . Padi penale për drejtorët, akuza: “ndotje e mjedisit jetësor” – TV-SHENJA

Padi penale për drejtorët, akuza: “ndotje e mjedisit jetësor”

SPB Bitolla ka ngritur kallëzime penale kundër disa ish-drejtorëve dhe drejtorëve të mëparshëm të REK Bitolla dhe kundër SHA ELEM për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës”.

Kallëzime penale, siç njofton MPB, janë ngritur kundër I.K. (63) nga Gostivari, ish drejtor i ekspoziturës REK Bitolla, J.K. (67) nga Manastiri, drejtori i ekspozitur REK Bitolla, O.Z. (54) nga Manastiri, drejtor i REK Bitola, Z.M. (44) nga Manastiri, drejtues i degës REK Bitola dhe kundër S.A. (63) nga Manastiri, drejtues i Ekspoziturës REK Bitolla për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “kryerje të përbashkët” lidhur me “ndotjen e mjedisit jetësor dhe natyrës” dhe kundër SHA Elektrana e Maqedonisë – Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës”, kumton MPB.