` . Pacolli: AKR i qëndron besnik koalicionit – TV-SHENJA

Pacolli: AKR i qëndron besnik koalicionit

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij i qëndron besnik koalicionit me LDK-në, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili më herët kishte nënshkruar koalicion parazgjedh me LDK-në ka thënë se partia e tij do të i qëndroj besnik këtij koalicioni.

“Jemi mësuar me konspiracione, AKR i qëndron besnike koalicionit me te cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje. Askush nuk mundet me e lëkund kompaktësinë e AKR-së”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.