` . Pa ushqime, pa revista dhe leje për të shkuar në banjë, kështu do të duken udhëtimet me aeroplan në të ardhmen - TV-SHENJA

Pa ushqime, pa revista dhe leje për të shkuar në banjë, kështu do të duken udhëtimet me aeroplan në të ardhmen

Maska u bë një detyrim për udhëtarët në aeroplan. Në aeroportet e Shteteve të Bashkuara, kontrollimi i sigurisë do të përfshijë matjen e temperaturës së pasagjerëve.

Linja holandeze KLM kërkon një kujdes për pasagjerët që udhëtojnë nga zonat që janë më të prekura me COVID-19. Air France largoi mundësinë për të udhëtuar me biznes klasë. Disa kompani ajrore tjera kanë ndaluar linjat e pritjes për të përdorur banjën dhe u kërkon pasagjerëve që kur duan të shkojnë aty, të marrin leje, transmeton Telegrafi.

Disa vende kanë vendosur që sediljen e mesme të mos e shfrytëzojnë, në mënyrë që distanca sociale të mbahet.  Personeli i fluturimit në Qatar Airways mbajnë pajisje mbrojtëse personale kundër rreziqeve të mundshme.

Këto kanë qenë hapat e parë në epokën e re që filloi coronavirusi – mbase përkohësisht, derisa të gjendet një vaksinë.

“Ndërsa masat e kufizimit janë të qeta, linjat ajrore përcaktojnë një rrugëdalje nga letargji, duke përfshirë riformulimin e rrugëve dhe shërbimeve dhe kërkimin e një ekuilibri midis protokolleve të sigurisë dhe sfidës së bindjes së pasagjerëve për të hipur në hapësirat e mbyllur të një avioni gjatë një pandemie”, shkruan Wall Street Journal (WSJ).

Shumë linja ajrore kanë larguar revistat në bord, kanë zvogëluar ose pezulluar shërbimin e ushqimit dhe pijeve. Drejtuesit vlerësojnë se, për shkak të kërkesës së ulët, do të bëhen më pak fluturime direkte. Disa po shqyrtojnë mundësinë e kërkimit të pasaportave të imunitetit për udhëtarët: një dokument që dëshmon se ishte infektuar me SARS-CoV-2 dhe u shërua.

“Avionët modernë kanë sisteme ajrore efikase për të parandaluar përhapjen e një virusi tek të gjithë pasagjerët, por autoritetet shëndetësore rekomandojnë një distancë prej një metër, e cila është e vështirë të arrihet, edhe nëse ulësja e mesme largohet”, shkroi Barjot në faqen e internetit të produktit të tij.

Kompanitë nuk mund të përballojnë shpenzimet e lënies së atyre vendeve boshe.

Tani për tani secila kompani po kërkon opsionet e saj, por, kufizimi i një fluturimi në 60% të kapacitetit nuk është një zgjidhje e zbatueshme në planin afatmesëm ose afatgjatë.