` . Ozil nuk largohet nga Arsenali - TV-SHENJA

Ozil nuk largohet nga Arsenali

Mesfushori Mesut Ozil ka bërë të ditur se nuk mendon të largohet nga Arsenali, ndonëse ka pasur mjaft raportime për të ardhmen e tij në klubin londinez. “Unë kam edhe dy vite tjera te Arsenali dhe ajo që ndodh më pas nuk është në dorën time. Do të shohim më vonë, por jam krenar të jem pjesë e Arsenalit dhe i lumtur në këtë klub”, ka deklaruar Ozil për “DAZN”, transmeton Koha Ditore.